Zelensky: Rusia nisi luftën dhe po përpiqet ta vazhdojë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke publikuar një mesazh të gjatë ku akuzon Rusinë se e nisi luftën, po refuzon ta përfundojë dhe po përpiqet të ruajë kapacitetet e saj për të vijuar luftimet “dhe jo vetëm kundër Ukrainës”.
Zelensky theksoi se e vlerëson “thellësisht” mbështetjen e vendeve që po punojnë për paqen dhe u shpreh mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, popullit amerikan dhe Presidentit Trump për ndihmën e vazhdueshme.
Kreu i shtetit ukrainas falënderoi edhe vendet evropiane dhe ato të G20-s për kontributin e tyre, duke nënvizuar se “ruajtja e mbështetjes është thelbësore”.
Megjithatë, Zelensky theksoi se qëllimi kryesor mbetet ndalimi i agresionit rus dhe garantimi që lufta të mos përsëritet:
“Është e rëndësishme të mos harrojmë objektivin të ndalet lufta e Rusisë dhe të parandalohet ndezja e saj sërish. Dhe për ta arritur këtë, paqja duhet të jetë e dinjitetshme.”
Sipas tij, për Rusinë kjo nuk është vetëm një çështje territori, por një përpjekje për të justifikuar “të drejtën për të bërë luftë” dhe për të “nënshtruar” të tjerët.
“Prandaj po punojmë me kujdes për çdo pikë dhe çdo hap drejt paqes, në mënyrë që kjo luftë të përfundojë vërtet dhe të mos ndodhë më,” përmbylli Zelensky, duke ripërsëritur falënderimet për SHBA-në dhe partnerët ndërkombëtarë.
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç