Zelensky: Rusia po shantazhon botën përmes centralit atomik
Guvernatori i Zaporizhias ka bërë thirrje për demilitarizimin e impiantit bërthamor të qytetit dhe ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare për ta bërë një gjë të tillë.
Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelenski, në mesazhin e tij të fundit tha se pushtuesit rusë po përpiqen ta përdorin impiantin për të trembur njerëzit dhe për të shantazhuar Ukrainën.
“Pushtuesit po përpiqen të trembin njerëzit në mënyrën më cinike, duke përdorur impiantin e Zaporizhias. Ata provokojnë vazhdimisht me bombardimin e territorit të centralit bërthamor dhe përpiqen t’i çojnë trupat e tyre në këtë drejtim, në mënyrë që të shantazhojnë shtetin tonë dhe gjithë botën e lirë”, tha Zelensky.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e saj kanë marrë nën kontroll të plotë Piskin, një fshat në rrethinat e rajonit të Donjeckut.
Zëdhënësi Igor Konashenkov theksoi se trupat ruse kishin shkatërruar gjithashtu një sistem raketash “HIMARS” të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara në afërsi të Kramatorskut.
Në lokalitetin në fjalë, banorët po llogarisin dëmet e shkaktuara ndaj pronave të tyre, pasi u bombarduan nga një raketë ruse. Sipas autoriteteve lokale, 3 persona mbetën të vrarë dhe 13 të plagosur.
Agresioni erdhi një ditë pas sulmit me 11 raketa që ranë në qytet, një ndër më të rëndësishmit në rajonin e Donjeckut, që është ende në duart e ukrainasve e që është në fokusin e rusëve.
LEXONI GJITHASHTU:
1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb