Zelensky takon Starmer, Macron dhe Mertz në Britaninë e Madhe
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku do të zhvillojë bisedime dypalëshe me zyrtarë të atij vendi, si dhe të Francës dhe Gjermanisë, tema kryesore e të cilave do të jetë bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
“Do të kemi bisedime dypalëshe dhe një takim në formatin E3 plus Ukraina – Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë Friedrich Mertz dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer. Ekipet tona kanë bërë tashmë punë të konsiderueshme në përgatitjen e të gjitha takimeve. Tani është e rëndësishme të diskutojmë gjithçka dhe të biem dakord për çështjet kryesore në nivel udhëheqësish”, tha Zelensky në një postim në platformën X.
Ai tha se fokusi kryesor i bisedimeve do të jetë mbrojtja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë, si dhe “bashkëpunimi më i madh për sigurinë e të gjithë Evropës në fushën e mbrojtjes ajrore”, dhe arritja e një qëndrimi të përbashkët mbi “perspektivat diplomatike”.
“Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave dhe duhet të jetë e fortë. Takimi me madhështinë e tij, Mbretin Charles III është planifikuar gjithashtu për nesër. Falënderoj Britaninë e Madhe dhe të gjithë partnerët tanë që, përmes hapave konkretë, po na ndihmojnë të forcojmë mbrojtjen e jetës dhe të rrisim presionin ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj. Rusia duhet t’i japë fund luftës së saj”, përfundoi Zelensky.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona