Zelensky takon të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg para takimit me Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet tashmë në Uashington teksa wshtw takuar me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, përpara bisedimeve të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë.
“Diskutuam situatën e fushëbetejës dhe aftësitë tona të forta diplomatike – të Ukrainës dhe të gjithë Evropës së bashku me Amerikën. Rusia mund të detyrohet të hyjë në paqe vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka këtë forcë. Ne duhet të bëjmë gjithçka siç duhet që paqja të ndodhë”, tha Zelensky në një postim në X pas takimit me Kellogg.
Pavarësisht se fillimisht u emërua i dërguari i Trump si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, Kellogg në muajt e fundit duket se është lënë mënjanë në favor të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff , i cili ka udhëtuar disa herë në Moskë për t’u takuar me zyrtarë të lartë të Kremlinit, ndërsa Kellogg ka qenë përgjegjës për lidhjen me Kievin.
Kellogg nuk ishte pjesë e delegacionit amerikan për samitin e së premtes në Alaska. Një zyrtar i lartë i administratës Trump i tha CNN se ai nuk ishte pjesë e bisedimeve sepse nga pala ruse perceptohet si simpatizant i Ukrainës dhe prania e tij në takim mund të kishte qenë “kundërproduktive”.
Në një postim të shkurtër në X, Kellogg tha se pati një “diskutim të shkëlqyer” me Zelenskyn, përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë më vonë të hënën.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë