Zelensky: Ukraina, plotësisht e përkushtuar për dialog konstruktiv me SHBA
Presidenti Volodymyr Zelensky tha këtë të shtunë se Ukraina është “plotësisht e përkushtuar” për një dialog konstruktiv me përfaqësuesit amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme mbi rrugët për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërprerë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, si dhe shkëmbimin e informacionit të zbulimit me Kievin. Ai e ka akuzuar Zelenskiy se nuk është serioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, e cila filloi agresionin ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe ka nën kontroll rreth 20% të territorit të saj.
“Ukraina ka dashur paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet,” tha Zelenskiy në rrjetin e mediave sociale X.
Presidenti ukrainas tha se do të vizitojë Arabinë Saudite javën e ardhshme dhe se pas takimit me Princin e Kurorës Mohammed Bin Salman të hënën, përfaqësuesit diplomatikë dhe ushtarakë ukrainas do të qëndrojnë për një takim të martën me ekipin amerikan.
“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, tha ai.
Delegacioni ukrainas do të përfshijë ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha, shefin e shtabit të Zelenskiy Andriy Yermak dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.
I dërguari i posaçëm i zotit Trump, Steve Witkoff ka thënë gjithashtu se është në diskutime me Ukrainën për një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare me Rusinë dhe se ishte planifikuar një takim për javën e ardhshme me ukrainasit në Arabinë Saudite.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën