Zelensky: Ushtria ukrainase kërkon 500.000 ushtarë shtesë
Ushtria ukrainase synon të mobilizojë edhe 500.000 ushtarë shtesë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa lufta me Rusinë mbush gati dy vjet.
Në një konferencë për media në Kiev, ai ka thënë se komandantët e tij po kërkojnë “450.000 – 500.000 individë”, duke e pranuar se kjo çështje është “e ndejshme” dhe e kushtueshme.
Ai ka thënë se i duhen më shumë hollësi, para se të përkrahë këtë vendim, duke dhënë shenja se rreth 500.000 ushtarë veçse janë në front të luftës.
Komentet e tij kanë ardhur teksa rrezikohet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për vendin e tij.
Republikanët në Kongresin amerikan e kanë bllokuar fillimisht një paketë ndihme në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën.
Këtë javë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se planifikojnë të dërgojnë më shumë pako të ndihmës për Ukrainën – mirëpo kanë pak kapacitet për të çuar diçka përpara, në mungesë të gatishmërisë së Kongresit.
Bllokada në SHBA është përcjell me një bllokadë që Hungaria ia ka vënë BE-së për të dërguar ndihmë në vlerë të 50 miliardë eurove për Ukrainën.
Megjithatë, liderët e BE-së kanë thënë se Ukraina nuk do të mbesë pa mbështetje.
Ukraina po përballet me mungesë municioni, teksa vazhdon të luftojë me ushtrinë ruse, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Kundërofensiva e Kievit nuk ka arritur rezultatet e kërkuara përgjatë verës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, insiston se Moska do ta vazhdojë pushtimin dhe është zotuar se do të arrihen të gjitha synimet.
Lideri i Kremlinit ka thënë se 617.000 ushtarë rusë janë duke marrë aktualisht në atë që Moska e quan “operacion special ushtarak”.
Megjithatë, ai e ka pranuar se forcat e tij ushtarake kanë probleme me sistemet ajrore për mbrojtje dhe komunikime, dhe se duhet rritur prodhimin e dronëve.
Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike