Zelenskyy i bën thirrje NATO-s që t’i dërgojë një sinjal të qartë Ukrainës

28 Qershor 2023 | 22:43

Volodymyr Zelenskyy dëshiron një mesazh të qartë se Ukraina mund të anëtarësohet në NATO kur të përfundojë lufta me Rusinë.

Në një konferencë për shtyp, ai tha: Ne e kuptojmë se nuk mund të jemi anëtare të NATO-s gjatë luftës, por duhet të jemi të sigurt se pas luftës do të jemi.

“Ky është sinjali që duam të marrim që pas luftës Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s.”

Ai i kishte thënë në Ditën e Kushtetutës së Ukrainës se liderët globalë duhet të ndalojnë së menduari se si do të reagonte Moska kur të merrnin vendime për Ukrainën.

Presidenti ukrainas shprehu gjithashtu shpresë se Kievi do të marrë garanci sigurie për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit derisa të pranohet si një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore.

Moska e ka parë prej kohësh zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore si dëshmi të armiqësisë perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026