Zelenskyy: SHBA na ka kërkuar ndihmë për mbrojtjen kundër dronëve iranianë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Lindjen e Mesme po kërkojnë ndihmën e Ukrainës për mbrojtjen kundë dronëve Shahed të Iranit.
“Vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, i janë drejtuar Ukrainës për ndihmë në mbrojtjen kundër dronëve iranianë,” tha Zelenskyy.
Ai tha se ka folur ditët e fundit me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Bahreinit, Jordanisë dhe Kuvajtit rreth bashkëpunimit të mundshëm.
“Ndihma ukrainase në kundërshtimin e dronëve iranianë do të ofrohet vetëm nëse nuk dobëson mbrojtjen e vetë Ukrainës,” tha presidenti ukrainas dhe nëse shton ndikim në përpjekjet diplomatike të Kievit për të ndaluar pushtimin rus.
“Ne ndihmojmë në mbrojtjen nga lufta të atyre që na ndihmojnë ne, Ukrainën, t’i japim fund të drejtë luftës me Rusinë”, tha Zelenskyy.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë të enjten me Reuters, tha se do të pranojë çdo ndihmë nga çdo vend.
U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)