Zelenskyy: Ukraina s’ka marrë “asnjë cent” për planin e rindërtimit të vendit

25 Tetor 2022 | 10:54

Volodymyr Zelenskyy thotë se Ukraina nuk ka marrë “asnjë cent” për planin e saj të rimëkëmbjes emergjente prej 17 miliardë dollarësh.

“Rusia shkatërron gjithçka për ta bërë më të vështirë për ne të mbijetojmë këtë dimër, në mënyrë që Ukraina të mos mund të shërohet nga kjo luftë për aq kohë sa të jetë e mundur, në mënyrë që ne të mos mund të integrojmë potencialin ekonomik të Ukrainës”, – tha ai.

Duke iu drejtuar një konference mbi rindërtimin e Ukrainës, ai zbuloi se raketat ruse dhe dronët e prodhuar nga Irani kanë shkatërruar më shumë se një të tretën e sektorit energjetik të vendit të tij, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai bëri thirrje për më shumë mbështetje ushtarake, si dhe ndihmë financiare për të ndihmuar Ukrainën të kalojë dimrin dhe vendi të rindërtohet pas luftës.

“Agresori le të shohë se qëllimi i tij është i paarritshëm”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026