Zelenskyy: Ushtria ukrainase e aftë të godasë logjistikën ruse në të gjitha zonat e pushtuara
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të hënën se ushtria e Ukrainës ishte tani e aftë të godiste logjistikën ruse në të gjitha zonat e pushtuara të Ukrainës dhe kishte krijuar mungesa të karburantit në Krime dhe rajone të tjera të mbajtura nga Rusia.
“Trupat tona tani janë të afta të arrijnë logjistikën ushtarake ruse praktikisht në të gjithë thellësinë e territoreve të pushtuara përkohësisht”, tha Zelenskyy.
“Në praktikë, pothuajse nuk kanë mbetur rrugë të sigurta për pushtuesin në jug dhe lindje të vendit tonë.”
Ukraina në muajt e fundit ka shtuar sulmet ndaj objektivave me rreze të mesme veprimi, si dhe ndaj të tjerëve qindra kilometra larg kufijve të Ukrainës, duke u përqendruar në industrinë e naftës të Rusisë.
Zelenskyy tha se nga janari deri në maj, forcat ukrainase kishin goditur 15 rafineri ruse të naftës.
“Veprimet e Ukrainës ofruan prova të mëtejshme se nuk do të ketë kohë paqësore për pushtuesin në tokën tone. Kjo reflektohet edhe në mungesa, mbi të gjitha në mungesën e karburantit në Krime dhe në zona të tjera që mbeten nën pushtim”, tha ai.
Shoferët në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, u përballën me racionimin e benzinës të hënën, pasi sulmet me dronë ukrainasë kufizuan furnizimet rrugore në të gjithë Ukrainën juglindore.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës