Zemërim popullor në Francë, protestat për shkurtimet buxhetore kthehen në dhunë
Grevat kundër shkurtimeve buxhetore në Francë degjeneruan në dhunë të enjten pasdite në Paris, teksa qindra mijëra persona morën pjesë në greva dhe demonstrata.
Protestuesit iu bashkuan sindikatave në një ditë veprimi për të ushtruar presion ndaj kryeministrit të ri të vendit, Sebastien Lecornu, që të tërhiqet nga paketa e shkurtimeve buxhetore dhe të ndërmarrë hapa për pagat, pensionet dhe shërbimet publike.
“Dhe tani, kemi një qeveri që nuk na dëgjon dhe madje bën të kundërtën e asaj që ka nevojë popullsia. Një qeveri që grabit qytetarët e saj, që i shtyp njerëzit. Është e rëndësishme që të gjithë të mobilizohemi, për popullin e Francës që kërkon dinjitet dhe për t’ua dhënë këtë dinjitet edhe të tjerëve në mbarë botën,” – thotë një nga protestuesit.
Lecornu u tërhoq shpejt nga një propozim jopopullor për të hequr dy ditë pushimi zyrtar, por sindikatat kanë ngritur shqetësime se elementë të tjerë të planit, përfshirë ngrirjen e shpenzimeve për mirëqenie, do të mbeten në fuqi.
“Franca po përjeton një nga lëvizjet më të mëdha protestuese të viteve të fundit, teksa qindra mijëra protestues dolën në rrugët e vendit kundër masave të shpallura të kursimit. Në mbarë vendin, grevat dhe protestat pezulluan transportin, shkollat dhe madje edhe spitalet. Deri në fund të ditës, atmosfera në Paris kishte ndryshuar. Ajo që nisi si një protestë kryesisht paqësore, përfundoi me përplasje të forta. Disa dhjetëra individë të veshur me të zeza hodhën objekte drejt policisë, disa prej tyre madje duke goditur edhe protestues të tjerë,” – thotë gazetarja Sophia Khatsenkova.
Zemërim popullor në Francë, protestat për shkurtimet buxhetore kthehen në dhunë pic.twitter.com/9GMLT1oS40
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 19, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia