Zemra u dëmtua para transplantit, ndërron jetë 2-vjeçari në Itali disa ditë pas operacionit! Nisin hetimet

21 Shkurt 2026 | 11:54

Një fëmijë i vogël në Itali ka ndërruar jetë në Itali disa ditë pasi iu nënshtrua një transplanti zemre. Lajmin e konfirmoi avokati i familjes, Francesco Petruzz i cili theksoi se Domenico, 2-vjeçar vdiq pak para orës 09:30 të shtunën.

Rasti i 2-vjeçarit u trajtua gjerësisht në media pasi zemra që iu vendos të miturit u dëmtua rëndë për shkak të kontaktit me të ftohtit gjatë transportimit në spital.

Prokurorët kanë hapur një hetim për incidentin dhe gjashtë mjekë janë vënë nën hetim zyrtar në një rast që ka shkaktuar zemërim në Itali.

Petruzzi ka thënë se organi mbërriti i dëmtuar pasi u transportua mbi 800 km nga Bolzano në Napoli në një enë të papërshtatshme, pa një termometër për të njoftuar ekipin mjekësor për temperaturën e ulët.

2-vjeçari para operacionit ishte në aparatura për mbështetjen e jetës në Napoli për gati dy muaj. Të mërkurën, një panel specialistësh pediatër arriti në përfundimin se gjendja e tij nuk ishte e mirë për një transplant tjetër.

Ministri italian i Shëndetësisë i Italisë, Orazio Schillaci tha këtë javë se duhet të sqarojnë absolutisht se çfarë ka ndodhur.

“Ia kemi borxh fëmijës, familjes, por edhe të gjithë italianëve”, tha ai.

“Ne kemi një shërbim shëndetësor kombëtar të shkëlqyer, i cili ka qenë në gjendje të trajtojë dhe pothuajse gjithmonë të zgjidhë situata komplekse. Pra, besoj se qytetarët nuk duhet ta humbasin besimin”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026