Zëvendësministrja Vasilika Vjero: Rreth 230 mijë persona përfituan nga paketat e ndihmës financiare

17 Qershor 2020 | 07:36

Në një intervistë për gazetaren Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, zëvendësministrja e ekonomisë Vasilika Vjero foli për paketat e ndihmës financiare të parashikuara nga qeveria, skemën e garancisë sovrane si dhe për shifrat e të papunëve që u shtuan gjatë periudhës së pandemisë.

Si fillim Vjero u shpreh me siguri se paketat e ndihmës financiare po ecin sipas planeve të qeverisë.

“Janë më shumë se 132 mijë përfitues nga paketa e dytë financiare dhe besoj se për të dy paketat numri do të shkojë deri në 230 mijë, ky është numri total,” – tha zëvendësministrja Vjero.

Data 5 qershor ishte afati i fundit ku kompanitë duhej të aplikonin për të përfituar ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre. Kryeministri Edi Rama qe shprehur se tatimet do të gjobisnin këdo kompani që nuk do të aplikonte, mirëpo zëvendësministrja nuk dha informacione nëse deri më sot një masë e tillë ishte zbatuar apo jo.

“Në këto momente e rëndësishme është që tatimet identifikuan të gjithë të punësuarit dhe të gjithë po marrin ndihmën financiare. Nuk është qëllimi vendosja e masave por shpërndarja e këtyre ndihmave në momente të vështira,” – u shpreh Vjero, e cila tha se pagesat e muajit të tretë janë duke u përmbyllur dhe se tatimet kanë shqyrtuar rreth 11 mijë ankesa.

Shifrat e papunësisë mbeten sërish të luhatshme dhe “jopërfundimtare”. Pavarësisht se ka rreth 3 muaj që vendi gjendet në pandemi, qeveria duket se nuk ka ende një shifër zyrtare se sa u rrit papunësia në këtë periudhë.

Zëvendësministrja Vjero tha se janë rreth 27 mijë të papunët në këtë periudhë, por ajo theksoi se kjo nuk është e dhëna përfundimtare, pasi bazohet kryesisht në listpagesat e deklaruar. Për një shifër “të certifikuar” pritet raporti i gjashtëmujorit nga Instituti i Statistikave, raport që do të dalë në fund të muajit qershor.

E pyetur se çfarë ka në plan qeveria për t’i ndihmuar këto persona, Vjero tha se parashikohet pagesa e papunësisë, aftësimi profesional dhe përfshirja në skemat e punësimit në zyrat e punës. Vjero përmendi si sektor të mundshëm për hapje vendesh pune programin e rindërtimit.

Më tej zëvendësministrja foli për ndihmën ekonomike që qeveria parashikon për të ndihmuar bizneset.

Sipas qeverisë mbi 400 sipërmarrës kanë përfituar skemën e garancisë sovrane, e cila parashikohej për likuiditet të një periudhe rreth 3 mujore për paga apo shpenzime të menjëhershme. Mirëpo zëvendësministrja Vjero tha se është parashikuar një garanci e dytë sovrane deri në 300 milionë lekë me periudhë 5-vjeçare, norma interesi jo më shumë se 5 për qind dhe me fokus mbulimin e investimeve.

“Kuadri i dytë i garancisë sovrane është miratuar nga qeveria dhe tashmë janë duke u miratuar edhe ndryshimet e fundit që do ta bëjnë efektive për bankat dhe tatimpaguesit, të cilët kanë shfaqur interes të madh,” – tha zëvendësministrja e cila pranoi se ende nuk ka pasur aplikime, por theksoi se garancia e dytë kryesisht parashikohet për sipërmarrjet e mëdha.

 

Lexoni gjithashtu:

Bien të ardhurat, 220 milionë euro më pak në arkat e shtetit, shkak pandemia e COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026