Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance nënshkron partneritet strategjik me Azerbajxhanin, ja çfarë përfshin
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, nënshkroi një partneritet strategjik me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Baku të martën, gjatë një vizite historike në Kaukazin Jugor, ndërsa Uashingtoni konsolidon angazhimin e tij me Armeninë dhe Azerbajxhanin pas marrëveshjes së tyre historike të paqes pas dekadash konflikti.
Partneriteti strategjik përqendrohet në bashkëpunimet ekonomike, të sigurisë, energjisë dhe teknologjisë në atë që Aliyev e quajti “një fazë absolutisht e re” midis Azerbajxhanit dhe SHBA-së, ndërsa Vance tha se është koha “të krijojmë prosperitet aty ku dikur kishte vetëm luftime dhe konflikte”.
“Azerbajxhani sot ofron siguri energjetike me burimet e tij të gazit natyror për 16 vende, 11 prej të cilave janë anëtare të NATO-s, aleatë të Shteteve të Bashkuara”, tha Aliyev.
Vance njoftoi planet për të dërguar në Azerbajxhan anije të reja patrullimi për të ndihmuar në mbrojtjen e ujërave të saj territoriale. Ai gjithashtu theksoi bashkëpunimin e zgjeruar për mineralet kritike si një fushë kyçe përmes sistemeve të tranzitit të Korridorit të Mesëm.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit