Zgjedhja e presidentit, Sula: Parlamenti ka legjitimitet të cunguar

16 Maj 2022 | 21:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se parlamenti ka legjitimitet të cunguar, për shkak se deputetë të mazhorancës ndodhen në burg dhe pritet që edhe të tjerë të shkojnë prapa hekurave.

Në emisionin “Now” në ‘Euronews Albania”, Sula u shpreh se mazhoranca duhet të linte opozitën që të udhëhiqte procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Kemi një ligjitimitet të cunguar të këtij parlamenti. Ka 2 deputetë në burg që kanë marrë mijëra vota dhe janë të kësaj mazhorance. Të tjerë të etiketuar “non grata”. Pritet të shkojnë edhe disa të tjerë në burg. Mazhoranca duhet të thoshte publikisht që procesin ta udhëhiqte opozita”, tha Sula.

Këtë të hënë ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në seancën plenare nuk u paraqit asnjë kandidaturë, ndaj dhe nuk pati votim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026