Zgjedhjet lokale në Kosovë, Lista Serbe fiton 9 komuna në raundin e parë
Lista Serbe ka arritur të fitojë 9 komuna në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë. Serbët arritën të merrnin që në raundin e parë komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviçit, Novobërdës, Shtërpcës, Graçanicës, Ranillugut dhe Parteshut.
Rezultatet e raundit të parë kanë sjellë disa befasi, veçanërisht në Drenas dhe Fushë Kosovë, ku kandidatët Ramiz Lladrovci dhe Valon Prebreza kanë arritur rezultate që nuk ishin parashikuar nga analistët dhe sondazhet e fundit para zgjedhjeve. Një tjetër e papritur ishte Kllokoti ku Lista Serbe nuk arriti ta fitojë garën në raundin e parë edhe pse dominon në komunat me shumicë serbe.
Kandidati, Bozidar Dejanovic mori 882 vota ose 41,62 për qind, duke u renditur i pari, por jo me mjaftueshëm për fitore. Ai do të përballet në balotazh me kandidatin e partisë Srpska Narodna Sloga, Srecko Spasic i cili siguroi 666 vota apo 31,43 për qind. Balotazhi për komunat ku nuk u zgjodh kryetari në raundin e parë do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta