Zgjedhjet në Britani lënë Brexit në hije, Starmer premton lidhje të reja me BE

3 Korrik 2024 | 16:47

Mbretëria e Bashkuar u drejtohet zgjedhjeve të para që nga dalja nga Bashkimi Evropian. Por dy kandidatët kryesorë në garën për pushtet kanë zgjedhur ta devijojnë Brexit në fushatën elektorale.

“Të dyja partitë kryesore janë përpjekur ta diskutojnë Brexit sa më pak. Arsyeja në radhët e konservatorëve është se Boris Johnson u zgjodh duke premtuar realizimin e Brexit, por që prej atëherë votuesit kanë qenë të zhgënjyer me rezultatet e tij. Ndaj Rishi Sunak nuk do që të tërheqë vëmendje gjatë fushatës. Edhe tek laburistët, Keir Starmer po përpiqet të sigurojë shumicën në Parlament, pasi votoi pro Brexit në 2016”, tha studiuesi Joel Reland.

Lideri laburist, Keir Starmer, pranë majës së pushtetit, ka deklaruar se do të ringjallë lidhet me BE-në që janë pakësuar që prej Brexit. Por ai nuk ka dhënë detaje dhe ka përjashtuar aderimin në tregun e përbashkët evropian, unionin doganor dhe riaktivizimin e lëvizjes së lirë. Por Brukseli ka pak gjasa të lejojë Britaninë të zgjedhë sipas dëshirës.

“Mua më duket se laburistët e kanë portretizuar veten si të izoluar duke thënë vazhdimisht gjëra që nuk do të bëjnë. Ata kanë kufizuar hapësirën për manovra dhe kanë kufizuar aftësinë e tyre për të negociuar një akord më të mirë me BE-në”, tha nëndrejtori i Qendrës për Reformat Evropiane, Ian Bond.

Me luftën që ka shpërthyer në dyert e Evropës, analistët thonë se ka gjasa që qeverisja laburistë të kërkojë më shumë bashkëpunim me BE-në për mbrojtjen.

Mbretëria e Bashkuar është aleate kyçe e NATO-s dhe ndjek të njëjtat linja me bllokun sa i takon mbështetjes për Ukrainën. Por ajo mund të kërkojë të bashkëpunojë edhe për çështje të tjera.

“Një seri nismash të BE-së në këtë fushë janë fokusuar në përforcimin e prodhimit industrial të mbrojtjes. Por shumë prej këtyre nismave dhe projekteve nuk përfshijnë vendet e përmendura që qëllimisht fokusohen në industritë e shteteve anëtare. Ndaj do të jetë një çështje e vështirë për t’u negociuar, nëse Britania mund të bëhet pjesë e tyre apo nëse dëshiron të bëhet pjesë”, tha analistja Olivia O’Sullivan.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026