Zgjedhjet në Gjermani/ Ekstremistët e AfD synojnë fitoren, u duhet koalicion

1 Shtator 2024 | 16:15

Gjermanët po hedhin votën në kuti në landet e Saksonisë dhe Turingjisë, në një kohë kur e djathta ekstreme synon të dalë fraksioni fitues.

Rezultatet në këto dy rajone të rëndësishme pritet të jenë vendimtare për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen vitin e ardhshëm.

Sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë mes Unionit Kristian Demokrat të qendrës së djathtë, CDU dhe ekstremistëve të Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Një parti tjetër, e themeluar nga një figurë premtuese e majtë shpreson gjithashtu të ndryshojë gjërat, teksa qeveria kombëtare po përballet me rënie të popullaritetit.

Një fitore eventuale e AfD-së do të ishte një sinjal potencial për partinë kur mungon më pak se një vit nga zgjedhjet kombëtare.

Por edhe asaj do t’i duhet të gjejë një partner koalicioni për të qeverisur dhe ka pak gjasa që dikush të pranojnë ofertën e saj.

Deri tani CDU nuk e ka përjashtuar bashkëpunimin me të majtën, ose me partinë populiste BSV, që lobon për reduktimin e emigracionit dhe për paqen në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026