Zgjedhjet në Itali, ekstremi i djathtë fiton terren
Blloku i ekstremit të djathtë në Itali është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë të gjerë në të dyja dhomat e parlamentit në zgjedhjet kombëtare të muajit të ardhshëm, duke përfituar nga përçarjet midis kundërshtarëve.
Aleanca konservatore kryeson sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve të 25 shtatorit, ku partia e ekstremit të djathtë Fratelli d’Italia pritet të dalë partia më e madhe.
Në bazë të premtimeve zgjedhore për ulje taksash dhe pensione më të larta, një fitore e aleancës konservatore mund të rëndojë financat publike të Italisë, ndërkohë që kjo aleancë pritet gjithashtu të godasë emigracionin e paligjshëm.
Një studim nga Instituti Cattaneo, bazuar në sondazhet e fundit, sugjeron se aleanca mund të marrë 245 ligjvënës nga 400 në Dhomën e Ulët dhe 127 nga 200 në Senat.
Blloku konservator përfshin Fratelli d’Italia të ekstremit të djathtë drejtuar nga Giorgia Meloni, Lega Nord e Matteo Salvinit, Forza Italia e Silvio Berlusconit dhe disa aleatë të vegjël.
Sipas studimit qendra e majtë, e udhëhequr nga Partia Demokratike (PD) e Enrico Lettës, do të merrte 107 ligjvënës në dhomën e ulët dhe 51 në Senat, ndërsa pjesa tjetër do të ndahej midis partive jashtë blloqeve kryesore.
Zgjedhjet e 25 shtatorit mbeten surprizë sepse nëse aleanca e djathtë fiton me shumë mundësi Giorgia Meloni do të merrte drejtimin e qeverisë duke u bërë gruaja e parë kryeministre në shtetin fqinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë