Zgjedhjet në Itali, koalicioni i krahut të djathtë kryeson në sondazhe
Koalicioni i krahut të djathtë të Italisë, i udhëhequr nga ‘Vëllezërit e Italisë’ me në krye Giorgia Melonin, sipas sondazheve është shumë pranë fitores të zgjedhjeve të 25 shtatorit.
Blloku ka një avantazh prej pothuajse 20 pikë përqindjeje përballë koalicionit të qendrës së majtë të udhëhequr nga Partia Demokratike e Enrico Letta-s.
Mbështetja për Melonin është rritur në mënyrë të qëndrueshme. 45-vjecarja, e cila filloi karrierën politike në partinë post-fashiste të Italisë, është një veterane politike, por nuk ka pothuajse asnjë përvojë qeveritare.
Si kryesuesja për t’u bërë kryeministre e ardhshme, ajo është zotuar të mbajë kursin e vendosur nga kryeministri në largim Mario Draghi për mbështetjen për Ukrainën dhe disiplinën fiskale.
LEXONI GJITHASHTU
- Zgjedhje të ngushta parlamentare në Suedi, e djathta kryeson në 55 % të qarqeve
- Rusët votojnë në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale, të parat që nga nisja e luftës
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)