Zgjedhjet në Itali/ Meloni përballet në debat televiziv me Enrico Letta

13 Shtator 2022 | 14:20

Trembëdhjetë ditë para se Italia të shkojë në votime, në studion e gazetës së njohur Corriere della Sera u zhvillua debati mes dy prej kandidatëve kryesorë.

Kryetarja e të aleancës së të djathtës ekstreme Giorgia Meloni, e cila drejtojnë partinë ‘Vëllezërit e Italisë’ ishte përballë kryetarit të Partisë Demokratike Enrico Letta, ku energjia dhe raportet me Europen ishin çështjet ku ata u përplasën.

“Gjermania nuk bie dakord për çmimin e gazit  sepse ka kontrata me Rusinë, sipas të cilave kompanitë gjermane paguajnë një të tretën e asaj që kompanitë italiane paguajnë për gazin, gjë që krijon edhe një problem konkurrueshmërie. Ne duam një Evropë në të cilën edhe Italia mund të mbrojë interesat e saj dhe të kërkojë zgjidhje së bashku me të tjerët”.- tha ai.

Enrica Letta  e kritikoi Melonin për admirimin që ajo ka ndaj  qeverive të Hungarisë dhe Polonisë,  për të cilat ai tha se duan të drejtën e vetos mbi vendimet që kanë rëndësi për Italinë.

“Ne duam një Evropë që punon me solidaritet, ajo që u bashkua pas pandemisë dhe bëri zgjedhjen e jashtëzakonshme për t’i dhënë Italisë paratë e Rimëkëmbjes dhe Rezistencës. Kjo është Europa që duam të ecim përpara. Por ne duhet të heqim të drejtën e vetos dhe të sigurojmë se kemi aftësinë për të qenë efektivë dhe për të ndërhyrë në ato fusha ku Evropa nuk mund të ndërhyjë për shkak të votës të atyre që duan të bllokojnë vendimet  e nuk heqin dorë nga e drejta e vetos.”- shprehet Letta.

Votuesit në ekonominë e katërt më të madhe të Evropës, shkojnë në qendrat e votimit më 25 shtator.

Partia “post-fashiste” e Melonit, e cila është në një aleancë trepalëshe me linjën e ashpër të Matteo Salvinit, Ligën kundër imigracionit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit, është në avantazh  prej rreth 48%, kundrejt aleancës së qendrës së majtë prej rreth 29%.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026