Zgjedhjet në Kosovë, sot pritet të fillojë numërimi i votave nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot pritet të filloj numërimi i votave të dërguara nga diaspora, ndërkaq deri të martën në ora 12:00 janë skanuar 890 lista përfundimtare të votuesve nga 2 mijë e 533 gjithsej.
Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se rreth 730 zarfe me fletëvotime nuk janë vlerësuar fare për shkak se pritet skanimi i listave përfundimtare në përfaqësi diplomatike.
Kush mund ta formojë qeverinë?
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave. Ndonëse ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës, kjo parti nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme për formim të Qeverisë.
Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend.
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku.
Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit