Zgjedhjet në mediat e huaja, nga Al-Jazeera tek Reuters, vëmendje procesit elektoral

26 Prill 2021 | 00:11

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nuk kaluan pa u pasqyruar në shtypin ndërkombëtar. Ndonëse në mënyrë të moderuar, agjencitë kryesore të lajmeve raportuan për procesin, duke e vënë theksin tek përballja, sipas tyre e ashpër, mes Partisw Socialiste dhe asaj demokrate.

Në Itali, agjencia e lajmeve “ANSA” i kushtoi vëmendje përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për të fituar mandatin e tretë, si dhe emigrantëve, që përbëjnë 30% të fuqisë elektorale, por që nuk gëzojnë të drejtën e votës.

Ndërkohë, “Al Jazeera” e nisi artikullin kushtuar vendit tonë me titullin “Shqipëria shkon në zgjedhje pas një fushate elektorale të zjarrtë”. Agjencia prestigjoze e lajmeve e vuri theksin tek ngjarjet që i paraprinë ditës së zgjedhjeve, sidomos tek përplasjet e armatosura mes mbështetësve të dy blloqeve kryesore politike.

Gjithashtu, përveç përballjes mes liderëve politikë Edi Rama dhe Lulzim Basha, organi mediatik arab komentoi edhe përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në BE, duke shkruar se pavarësisht marrjes së statusit të kandidatit në 2014-n, vendi nuk ka bërë progres me reformat.

Në të njëjtën linjë, agjencia e lajmeve “Reuters” shkroi për një betejë “kokë më kokë” mes Partisë Socialiste dhe opozitës, në një nga vendet më të varfëra të Evropës, i gërryer nga korrupsioni.

Edhe “Reuters” foli gjithashtu për mungesën e reformave në fushën e integrimit, si dhe për “historinë e dhunës” që Shqipëria ka pas në proceset elektorale, 3 dekada nga rënia e komunizmit.

Ndërsa “DW” foli për një Shqipëri politikisht të përçarë, ku beteja elektorale do të vijojë deri në numërimin e votës së fundit. Sipas agjencisë së lajmeve, edhe fushata që i parapriu ditës së votimit ishte e hidhur dhe e karakterizuar nga dhuna mes mbështetësve rivalë. Gjithashtu, “DW” nënvizoi edhe numrin e lartë të vëzhguesve të OSBE-së.

Nga mediat amerikane, “Associated Press” foli për zgjedhje në kohë pandemie, akuzash për korrupsion nga opozita dhe për rivalitetin e ashpër mes dy partive kryesore politike.

Agjencia e lajmeve i kushtoi gjithashtu vëmendje votimit të pjesshëm elektronik dhe po ashtu depolitizimit të pjesshëm të komisionit elektoral. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021