Zgjedhjet në PE: Projeksionet e fituesit në Holandë, votojnë Çekia dhe Iralanda
Qendrat e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Evropian u hapën këtë të premte në Republikën Çeke dhe në Irlandë, në ditën e dytë të këtij procesi, i cili nisi të enjten në Holandë.
Sipas sondazhit të Ipsos I&O, në Holandë parashikohet një fitore e koalicionit të Gjelbër dhe të Majtë, të cilët pritet të sigurojnë 8 vende në parlamentin Europian.
Partisë e Lirisë e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga Geert Wilders, nuk mundi të përsëriste dot fitoren në zgjedhjet kombëtare, megjithatë ajo ka patur një rritje shumë të lartë.
Partia e Wilders pritet të marrë 7 mandate, nga 1 që kishte në zgjedhjet e fundit, megjithatë ajo ka një rënie nga exit-pollet fillestare ku parashikohej të merrte 9 mandate.
Qendra e Sondazheve të Euronews parashikon një zhvendosje djathtas të votës në shumë vende të BE-së, me parti e ekstremit të djathtë të cilat pritet të rriten në të gjithë kontinentin.
Rezultati i zgjedhjeve në Parlamentin Europian do të ndikojë se kush do të marrë drejtimin e institucioneve evropiane në Bruksel – duke përfshirë Komisionin dhe Këshillin, si dhe duke përcaktuar kursin politik të Bashkimit Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme.
Përgjatë katër ditëve, sa zgjasin këto zgjedhje, do të mund të votojnë 360 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të bllokut evropian.
Në Irlandë, partia opozitare, Sinn Fein synon të shfrytëzojë këto zgjedhje për të rritur mbështetjen para zgjedhjeve kombëtare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm.
“Votoni për Sinn Fein të premten, si hap i parë drejt ndryshimit të qeverisjes”, ka thënë liderja e partisë, Mary Lou McDonald.
Irlanda ka 14 ulëse të rezervuara në Parlamentin Evropian.
Publiku në këtë shtet është i shqetësuar për rritjen e numrit të azilkërkuesve, prandaj edhe është rritur numri i kandidatëve të pavarur që kanë dalë me premtimet për politika më të ashpra të imigrimit.
Në Republikën Çeke, zgjedhjet do të mbahen të premten dhe të shtunën. Ky shtet i ka 21 ulëse të rezervuara në Parlamentin Evropian.
Partia opozitare ANO, pritet t’iu afrohet shifrave të partive që janë aktualisht në pushtet, sipas agjencisë çeke të sondazheve, STEM.
Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së koronavirusit, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje po konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropian.
Kjo, gjithashtu, është herë e parë që mbahen zgjedhje të tilla pa Britaninë e Madhe, e cila është larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020.
Holanda ka qenë shteti i parë që i ka nisur votimet të enjten, ndërsa të shtunën, procesi nis edhe në Itali, Letoni, Maltë, Sllovaki
Pjesa tjetër e shteteve do të votojnë të dielën, kur do të shpallen dhe rezultatet e plota.
BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet