Zgjedhjet në Rumani, rezultati i ngushtë mes dy partive kryesore, Orban pritet te formojë qeverinë
Kryeministri i qendrës së djathtë të Rumanisë, Ludovic Orban duket se do të mbetet në pushtet pas një rezultati të ngushtë në zgjedhjet e së dielës karakterizuar edhe nga një pjesëmarrje e ulët për shkak të pandemisë.
Sipas sondazheve Partia Liberale e Orbanit fitoi 29 përqind të votave, prapa Partisë Social Demokrate (PSD) të qendrës së majtë që siguroi 30.5 përqind.
Ndërkohë, Orban pritet të formojë një qeveri pasi siguron shumicën së bashku me partinë liberale USR-PLUS, e cila pritet të fitojë 16 përqind.
“Duke vlerësuar të gjitha përqindjet e sondazheve mund të thuhet se Partia Liberale i fiton këto zgjedhje”, deklaroi Ludovic Orban.
Por, Rivali i Orban e sheh rezultatin ndryshe.
“Në këto momente sopas exitpolleve partia social demokrate ka avantazh , po ashtu duhet të marrim parasysh edhe votat e emigrantëve, tha Marcel Ciolacu, lideri i partisë Social-demokrate.
Kryeministri Orban, nga viti i shkuar ka udhëhequr një qeveri të pakicës .
Popullariteti i tij ka rënë për shkak të pandemisë Covid-19 e cila ka dëmtuar rëndë edhe ekonominë. Virusi ka vrarë më shumë se 12,000 qytetarë rumunë.
Nga ana tjetër lideri Social Demokrat pretendon se “rumunët kanë treguar se kane nevojë për një ndryshim”.
Sidoqoftë, partia e tij duket se do të luftojë për të gjetur aleatë të koalicionit.
Liberalët e Orban, mbështetur nga Presidenti Klaus Iohannis, i cili duhet të emërojë Kryeministrin, mbeten favoritë për të rënë dakord mbi një koalicion.
Prej vitesh Rumania është tronditur nga trazira politike dhe shoqërore dhe shpresohet se zgjedhjet do të rikthejnë stabilitetin.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet në Rumani, pjesëmarrja pritet të jetë e ulët për shkak të pandemisë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve