Zgjedhjet presidenciale në SHBA| Beyonce do të performojë në tubimin e Harris

24 Tetor 2024 | 20:02

Këngëtarja e njohur Beyoncé do të bëjë një paraqitje të veçantë nesër në Hjuston, së bashku me kandidaten demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris.

Ky event është pjesë e fushatës elektorale të Harris në Teksas, një shtet tradicionalisht republikan.

Harris do të jetë në Teksas për të mbështetur senatorin demokrat Colin Allred, i cili aktualisht renditet pas republikanit Ted Cruz në sondazhe.

Gjatë kësaj vizite, ajo do të diskutojë gjithashtu çështjen e aborteve, një temë e rëndësishme në këtë fushatë.

Ky lajm u raportua fillimisht nga gazeta Washington Post dhe vjen në një moment kritik, me vetëm dy javë nga zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump kanë fokusuar fushatat e tyre në shtatë shtetet vendimtare që do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave, më shumë se 14 milionë amerikanë kanë votuar tashmë përmes votimit të hershëm, ndërsa qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin.

Anketimet tregojnë se garën e këtij viti e karakterizon një diferencë shumë e ngushtë, me një epërsi të lehtë për Harris.

Kandidatët për president janë përqendruar në shtetet si Viskonsin, Miçigan, Pensilvani, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada, ku rezultati është i paqartë. Ndërkohë, Harris festoi së fundmi 60-vjetorin e saj me një fjalim në Xhorxhi, duke folur për rëndësinë e votës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026