Zgjerimi i zonës Schengen/ Austria: Më parë të forcohen kufijtë e jashtëm të BE-së
Bashkimi Evropian duhet të rregullojë kufijtë e jashtëm përpara se të pranojë Rumaninë dhe Bullgarinë në Zonën Schengen. Kështu ka deklaruar euro-deputeti austriak Lukas Mandl për Euroneës.
Gazetarët e Euronews folën me të për të kuptuar vendimin e kontestuar të BE dhjetorin e kaluar, që lejon udhëtimin nga dhe drejt dy vendeve pa kontrolle, në rrugë ajrore dhe detare.
Por kontrollet strikte do të mbeten në fuqi për kufijtë tokësorë, me kërkesë të Austrisë, e cila mbajti të bllokuar anëtarësimin në Schengen të dy vendeve prej muajsh nga frika e emigracionit ilegal.
“Austria ka një qasje konstruktive dhe pozitive. Ne duam të gjejmë një zgjidhje. Sikurse e kam thënë, ne e duam Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Schengen. Vetëm se kjo nuk është e mundur për momentin pasi kufijtë e jashtëm të BE-së nuk mbrohen si duhet. Kjo është arsyeja përse Austria ka çuar përpara mesazhin se më parë duhet të zgjidhim çështjen e kufijve të jashtëm sa i takon emigracionit ilegal. Më pas mund të vazhdojmë me përfundimin e procesit të Schengen-it”-tha Lukas Mandl, euro-deputet austriak, PPE.
Austria është e shqetësuar për numrin e lartë të azilkërkuesve në territorin e saj, edhe pse rrethohet nga vende të tjera anëtare. Sipas rregullave të BE-së, emigrantët duhet të aplikojnë në atë shtet të bllokut ku hyjnë që në fillim.
“Të gjithë e dimë se ky rregull nuk u zbatua nga shumë shtete anëtare, sidomos në masë të madhe nga Hungaria, por fatkeqësisht edhe nga vende të tjera. Dhe për të ardhmen kemi rënë dakord që Bullgaria dhe Rumania të kujdesen për ata refugjatë, të cilët hyjnë për herë të parë në një nga këto dy vende”-tha Lukas Mandl.
Tani, Rumania dhe Bullgaria ranë dakord për përforcojnë kontrollin e kufijve të jashtëm me ndihmën e agjencisë “Frontex”. Ato janë gjithashtu të gatshme t’i procedojnë kërkesat për azil në territorin e tyre.
Të dyja vendet do të bashkohen me Zonën Schengen më 31 mars, sa i takon udhëtimeve ajrore dhe në rrugë detare. Bisedimet për heqjen e kufijve tokësorë do të vazhdojnë përgjatë 2024-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni