Zgjerohet harta e sulmeve në Ukrainë, rusët bombardojnë Kievin
Sa vjen e zgjerohet shkatërrimi në Donjeck, teksa forcat ruse avancojnë sulmet në rajonin e kontestuar. Në të njëjtën kohë, në Kherson banorët po marrin paralajmërime në telefonat e tyre nga ushtria ruse për një sulm të afërt të Ukrainës dhe u kërkohet të largohen.
Ushtarët rusë kanë evakuuar me anë të forcës shumë civilë nga qyteti, ndërsa ata ukrainas vazhdojnë të rrisin presionin ndaj trupave ruse në bregun perëndimor të lumit Dnipro.
Në zona të tjera, trupat e Kievit kanë avancuar në jug, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj kryeqytetit.
Por ndërsa oficerët ukrainas thonë se tanket e tyre do të avancojnë drejt Khersonit dhe do të marrin shumë shpejt qytetin, analistët janë skeptikë pasi për shkak të motit të keq, terreni ka gjasa të bëhet i pakalueshëm për shkak të baltës.
Në Moskë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamje që sipas saj tregojnë qytetarët e mobilizuar teksa vazhdojnë stërvitjen në Siberi.
Trupat janë mbledhur në kuadër të thirrjes mbarëkombëtare të presidentit Vladimir Putin, i cili pretendon se ata do të përdoren për të mbrojtur sovranitetin e Rusisë.
Ndërkohë, luftëtarët e anëtarësuar në administratën pro-ruse të rajonit të Donjeckut kanë mbërritur në qytetin AMVRO SIIVKA, pasi u liruan përmes një shkëmbimi të burgosurish me ushtrinë ukrainase.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima