Zgjerohet protesta e fermerëve/ Çekët bashkohen me kolegët evropianë

23 Shkurt 2024 | 16:43

Fermerët çekë iu bashkuan protestave të kolegëve evropianë. Ata shkuan në qytetet e mëdha dhe në kufijtë me Sllovakinë, Poloninë dhe Gjermaninë, për të protestuar kundër politikave agrare të BE-së dhe për të kërkuar subvencione pas fluksit të produkteve ukrainase në tregun evropian.

Pas protestave në kufirin Poloni-Ukrainë, kryeministri polak tha se transporti i armëve drejt Ukrainës nuk rrezikon të bllokohet, pasi akset e përdorura për këto operacione do përfshihen në listën e infrastrukturës kritike.

“Nuk do të rresht së mbrojturi interesat e fermerëve polakë, por situata nuk është e thjeshtë as për partnerët tanë në Perëndim. Këtu përfshihen si Evropa edhe Shtetet e Bashkuara. Ndihma për Ukrainën ka gjithashtu një dimension sa tregtar dhe financiar, por në këtë aspekt Polonia dhe fermerët e saj janë më të prekurit”-theksoi Donald Tusk, kryeministër i Polonisë.

Donald Tusk bëri të ditur se të dyja qeveritë, polake dhe ukrainase, do të takohen në Varshavë më 28 mars për të zgjidhur problemet. Ai shtoi se është në kontakt me institucionet evropiane dhe Kievin për të zgjidhur problemet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026