“Zgjodha misionin kundër Serbisë, mbrojta Kosovën”-pilotja shqiptaro-amerikane
Faruza Kallaba është një personazh shumë domethënës dhe një emër jo pak i njohur në historinë e Kosovës. Pilotja shqiptaro-amerikane, gjatë bombardimeve ndaj Serbisë pati një rol domethënës.
Ajo është femra e parë, e cila gjatë intervenimit 78 ditësh të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, me aeroplanin e saj, furnizonte aeroplanët bombardues, në fluturim.
Edhe sot pas rreth 25 vitesh ajo krenohet që ka kryer këtë mision të vështirë, sepse, sikurse thotë ajo, po ndihmonte dhe mbronte atdheun dhe popullin e babait të saj.
Ndryshe, Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, me 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba me prejardhje nga Kamenica, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.
Këtë të enjte ishte e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se ishte vendimi i saj për të marrë pjesë në këtë mision.
Më tej ajo nënvizoi se asokohe nuk ndaloi në Kosovë, por që e ka vizituar pas çlirimit të saj.
“Ishte vendimi im sepse ndonjëherë ti mund ta zgjedhësh nëse shkon ose jo, por isha e para në listë dhe ishte e rëndësishme që të shkoja. Nuk kam ndaluar në tokën e Kosovës, kam qenë gjithmonë larg, por më pas kam ardhur në Kosovë për ta vizituar. Puna ime ishte që të rimbushja avionët që të ishin gati për të vepruar”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta