”Zgjoi” nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

3 Shkurt 2021 | 07:58

‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli shënjoi historinë e filmave artistikë në Kosovë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të festivalit të filmit ‘Sundance’.

Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe Çmimi i publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, shkuan për Bashollin dhe krijimtarinë e saj.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne,” – u shpreh regjisorja gjatë një videomesazhi pas marrjes së çmimit ‘Regjisorja më e mirë’.

Ndërkaq producenti i filmit Yll Uka, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve shprehu mirënjohjen për vlerësimin dhe ia dedikoi fitoren Kosovës.

[
cite_header=Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet. Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur Kosovës.
cite_author=Yll Uka
cite_description=Producent i filmit ‘Zgjoi’
]

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026