Zhduket gazetari në Brazil, sendet personale i gjendet në Amazonë

14 Qershor 2022 | 07:25

Sendet personale të gazetarit dhe ekspertit indigjen që humbën në Brazil janë gjetur në Amazonë një javë nga hera e fundit kur ishin parë të gjallë.

Autoritetet gjetën objektet, përfshirë një kartë shëndetësore, një palë çizme dhe një laptop, të zhytur në lumë.

Zbulimet përbëjnë zhvillimin e fundit në kërkimet për Dom Phillips dhe Bruno Pereira që kur u zhdukën në pyje teksa mblidhnin material për të shkruar një libër.

Gjithashtu, ato vijnë pasi gjurmë gjaku u gjetën në varkën e një peshkatari dhe pas gjetjes së mbetjeve biologjike, që po ekzaminohen nga autoritetet.

Zona ku ata u panë për herë të fundit është e njohur për konfliktet mes qeverisë, peshkatarëve, druvarëve dhe gjahtarëve të paligjshëm.

Zhdukja e gazetarit dhe ekspertit ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar. Aktivistë të grupeve humanitare dhe ambientalistë i kanë bërë thirrje presidentit brazilian që të intensifikojë kërkimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026