English

Zhvillimet teknologjike të aplikuara tek bizneset | Risi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Risitë teknologjike prej digjitalizimit kanë reduktuar jashtë mase koston dhe kohën e nevojshme për të komunikuar, përcjellë apo dhe përpunuar informacione.

- Advertisement -

Shfrytëzimi i këtyre risive në biznes është parë si mundësi e artë për të kapitalizuar dhe përmbushur pritshmërinë e konsumatorëve, kjo pasi përmes tyre është provuar se shtohet rendimenti dhe cilësia e punës.

Në Shqipëri kjo mundësi po mbështetet nga Vodafone Business, i cili po u shërben sipërmarrjeve teknologjinë e Internet of Things apo siç njihet ndryshe me akronimin IoT.

IoT ka fuqinë të transformojë bizneset, të rrisë produktivitetin e tyre dhe si pasojë, kënaqësinë e klientëve të tyre. Aplikimi i zgjidhjeve IoT ndihmon bizneset pavarësisht industrisë se ku ato bëjnë pjesë. Konkretisht dy nga industritë më të ndjeshme për konsumatorët në Shqipëri, ajo e shërbimit dhe agrokulturës kanë optimizuar mënyrën se si punojnë për t’iu garantuar konsumatorëve, jo vetëm sasi, por edhe cilësi. Le të ndalemi fillimisht te zgjidhjet në bujqësi dhe se si janë aplikuar në vendin tonë.

Jemi në Uka Farm, aty ku sipërmarrësit e këtij biznesi agrokulturor kanë zgjedhur që ta zhvillojnë më tej nismën e tyre duke iu qasur risive teknologjike.

Me “Internet of Things” ne po hyjmë në një epokë të re të bujqësisë. Digjitalizimi i bujqësisë po ndiqet, madje edhe nga politikat bujqësore të Bashkimit Evropian, me synim, që kjo teknologji digjitale të çojë përpara zhvillimin e saj.

Zhvillimet në teknologji po u mundësojnë fermerëve të ndërtojnë ferma inteligjente dhe të digjitalizojnë proceset e prodhimit.

Sipas organizatës së ushqimit dhe agrokulturës, në vitin 2050 do të na duhet të prodhojmë 50-100% më shumë ushqim se ç’jemi duke prodhuar sot, por çfarë është më e rëndësishmja, duke garantuar cilësinë jo vetëm sasinë. Pikërisht kjo është ambicia që drejton dhe fermerët e një vendi të vogël si i yni. Tashmë falë zgjidhjes që ka ofruar Vodafone, fermerët në Shqipëri mund të garantojnë suksesin duke monitoruar: mbjelljen, vaditjen, aplikimin e pesticideve dhe vjeljen e prodhimit. Mund të kontrollojnë cilësinë e prodhimit, lagështinë e tokës, intensitetin e dritës, të gjitha këto në kohë reale dhe pa pasur nevojë të jenë fizikisht te të mbjellat e tyre.

Lidhja e pandashme e shqiptarëve me kafen ka bërë që në vendin tonë të hapen mijëra kafene, aq sa për këtë gjë vendi ynë të tërheqë edhe vëmendjen e turistëve. Vlen të thuhet se shqiptarët shpenzojnë mesatarisht 15 miliardë lekë nëpër kafene çdo vit. Mirëpo fakti se ka një numër kaq të madh kafeneshë e bën tejet të fortë konkurrencën në këtë shërbim, dhe sigurisht cilësia është vendimtare për të bërë dallimin dhe ruajtur klientelën.

Për t’u ardhur në ndihmë sipërmarrjeve të këtij sektori, Vodafaone ka krijuar shërimin Smart Coffee, i cili ofron mundësinë e menaxhimit dhe monitorimit efektiv të aparateve të kafesë, në mënyrë që profesionistët e saj të monitorojnë konsumin e vërtetë të saj, statusin e funksionimit të secilit aparat dhe të informohen në kohë reale në rast se ndodh ndonjë problem.

Zgjidhja Vodafone Smart Coffee u mundëson bizneseve të kafesë, të informohen në kohë reale për konsumin real në çdo pikë shitjeje, të kontrollojnë nëse respektohen kontratat e aparateve të kafesë në dyqane. Për të garantuar të ardhurat nga shitja ekskluzive e kafesë, gjithashtu reputacionin e markës që ata përfaqësojnë.

Falë shërbimit të Vodafone Smart Coffee, çdo sipërmarrës mund të kontrollojë gjithashtu cilësinë dhe konsumin e kafesë, ujit, energjisë elektrike, si dhe gjendjen e makinerisë së kafesë. Madje është e mundur të kontrollohet vendndodhja gjeografike, edhe nëse do të ketë një rast lëvizjeje të paautorizuar të makinerive të kafesë.

Ekspertët e dinë mirë se, cilësia e kafesë varet shumë nga cilësia e ujit dhe temperaturës, ndaj dhe shërbimi Vodafone Smart Coffee mundëson numërimin e saktë, të kafeve që prodhohen për secilën pajisje, konsumin përkatës të ujit dhe kohën e bërjes së një kafeje, për të rritur cilësinë dhe për të reduktuar kohën.

Në këtë mënyrë ndryshimi i filtrave të ujit, do të planifikohet në kohën e duhur dhe në varësi të sasisë së kafesë së prodhuar duke siguruar rezultat cilësor.

Kafja, një prej produkteve më të konsumuara nga shqiptarët, dhe jo vetëm, tashmë mund të vijë me cilësinë dhe standardin më të mirë falë Smart Coffee nga Vodafone.

Jemi me përfaqësuesin e kompanisë Julius Meinl, një nga distributorët më të mëdhenj të kafesë në këtë sektor shërbimesh në Shqipëri, i cili do të ndajë me ne përvojën me Smart Coffe.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?