Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, BE vendos rregulla dhe kufizime të reja
Anëtarë të Parlamentit Europian votuan të enjten në mëngjes me shumicë dërrmuese një draft-rregullore që do të sigurojë “zhvillimin në mënyrë etike” të Inteligjencës Artificiale. Votimi, shtoi dispozita të reja në tekstin origjinal të propozuar nga Komisioni Evropian, veçanërisht detyrimet mbi të ashtuquajturat modele të themelimit gjenerues, si ChatGPT, që ka revolucionarizuar industrinë e teknologjisë.
Amendamenti ka si qëllim që të sigurohet që chatbot-et të jenë transparentë, të përfshijnë opsione sigurie, kundër përmbajtjeve të palejuara në ligjin e Bashkimit Europian dhe të respektojnë të drejtat kryesore si liria e shprehjes.
Deputetët e PE-së, po ashtu duan të ndalojnë atë që është cilësuar si përdorime ndërhyrëse apo diskriminuese të Inteligjencës Artificiale, të tilla si identifikimi biometrik në vende publike dhe sisteme të njohjes së emocioneve.
Projekt-rregullorja u miratua me 84 vota pro, shtatë kundër dhe 12 abstenime. Megjithatë, deputetët duhet ta kalojnë draftin në një seancë tjetër plenare negociuese me shtetet anëtare.
Akti i Inteligjencës Artificiale u propozua për herë të parë nga Komisioni në prill 2021 dhe i ndan sistemet e Inteligjencës Artificiale në katër kategori, sipas rrezikut që ato paraqesin për shoqërinë.
LEXO GJITHASHTU:
Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 19:28 Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik