Zhvlerësohet ekonomia amerikane, agjencitë e kreditimit i heqin një pikë

2 Gusht 2023 | 13:37

Ekonomia amerikane është zhvlerësuar nga agjencitë e kreditimit për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen e financave të vendit dhe barrës së borxhit.

“Fitch”, një nga tre kompanitë më të mëdha të pavarura të kreditimit, e uli renditjen nga kuota maksimale e vlerësimit 3A në 2A+.

“Fitch” deklaroi se kishte konstatuar një “përkeqësim të vazhdueshëm” në qeverisje në 20 vitet e fundit. Ndërkohë, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen e kritikoi zhvlerësimin, duke e cilësuar atë “arbitrar”.

Sipas saj, llogaritjet e kompanisë së kreditimit bazohen në të dhëna të vjetra, të regjistruara në periudhën 2018-2020.

Investitorët i përdorin vlerësimet e agjencive të kreditimit si një pikë referimi për të gjykuar se sa e rrezikshme është t’i japësh hua një qeverie.

Shtetet e Bashkuara zakonisht konsiderohen një terren i sigurt për investime për shkak të përmasave dhe qëndrueshmërisë relative të ekonomisë së saj.

Megjithatë, ky vit pa një tjetër raund të ashpërsisë politike mbi huamarrjen e qeverisë.

Në qershor, qeveria amerikane arriti të ngrinte nivelin e borxhit në 31.4 trilionë dollarë, por vetëm pas një beteje të ashpër politike, që kërcënoi të çonte vendin drejt një krize borxhesh.

Kur Kongresi të mblidhet sërish pas pushimeve verore, ligjvënësve do t’u duhet të punojnë për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin e vitit të ardhshëm përpara shtatorit, për të parandaluar një paralizë qeveritare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026