Digjet pallati në Tiranë, 8 të asfiksuar, ushtria ndërhyn me helikopter për shuarjen e flakëve
Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën tek Farmacia 10, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
8 persona u shtruan në spital me lëndime për shkak të një zjarri të madh që që u përhap në gjithë pallatin. 7 prej tyre janë dërguar në QSUT me asfiksi nga tymi dhe 1 zjarrfikës tek trauma me lëndim të këmbës.
Zjarri që nisi fillimisht fasadën e pallatit 12-katësh u përhap në pak minuta në gjithë sipërfaqen e tij duke ka vijuar për më shumë se 4 orë.
8 zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona që përfshijnë ushtrinë, emergjencat civile etj., janë angazhuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.
Gjithashtu, edhe 2 Helikopterë Cougar janë vënë në punë me misione nga ajri për shuarjen e flakëve dhe 4 autoambulanca kanë qenë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve apo zjarrfikëse që mund të kenë probleme me asfiksinë.
8 persona të lënduar nga zjarri, 7 me asfiksi në QSUT, një zjarrfikëse te Trauma
8 persona janë shtruar në spital me lëndime për shkak të zjarrit që përfshiu një pallat pranë QSUT të martën pasdite.
7 prej tyre janë dërguar në QSUT me asfiksi nga tymi dhe 1 zjarrfikës tek trauma me lëndim të këmbës.
Zjarri që përfshiu fasadën e pallatit vijon prej më shumë se 3 orësh. 8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona që përfshijnë ushtrinë, emergjencat civile etj., janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu edhe 2 Helikopterë Cougar janë vënë në punë me misione nga ajri për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që 4 autoambulanca janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve apo zjarrfikëse që mund të kenë probleme me asfiksinë.
Zjarri në pallat, Ministria e Mbrojtjes: Dhjetëra mjete dhe forca të vendosura në terren për shuarjen e flakëve
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga situata e krijuar nga zjarri që përfshiu një kompleks banimi këtë të martë në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, dhjetëra zjarrfikës dhe forca të shumta janë vendosur në terren, ndërsa në ndihmë të situatës janë përfshirë edhe njësitë e bashkive Kamëz dhe Vorë, si dhe Forcat e Armatosura me mjete, efektivë dhe një helikopter.
“Në vijim të situatës së krijuar nga zjarri në një kompleks banimi në kryeqytet, janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit.
Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.
Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji.
Strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e saj të plotë”, thuhet në reagim.
Momenti ku nis zjarri që "përpiu" pallatin në Tiranë
Kjo pamje tregon momentet e para kur nisi zjarri në një pallat në afërsi të QSUT në Tiranë, që në pak minuta përfshiu gjithë kompleksin e apartamenteve duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Siç shihet në foton e shpërndarë në rrjetet sociale nga kreu u zjarrfikëses Arben Cara, zjarri ka nisur në katin e parë të pallatit, në atë që duket si ambienti i një marketi.
Flakët përfshinë fillimisht fasadën e jashtme të pallatin për t’u përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Dhjetëra forca të zjarrfikëses ushtrisë dhe policisë ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët në pallat, ndërkohë që është vënë në shërbim edhe një helikopter i ushtrisë që po ndërhyn nga ajri.
4 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëse janë paraqitur deri tani në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie.
“Nuk janë hapur të gjitha banesat”, Hita: Po marrim të gjitha kamerat e sigurisë për shkaqet e zjarrit
Skënder Hita drejtori i policisë së shtetit tha se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të madh që përfshiu pallatin në Tiranë mbrëmjen e së martës.
Në një prononcim për mediat nga vendngjarja Hita tha se forcat e FNSH dhe RENEA u vunë menjëherë në dispozicion për të mundësuar hapjen e dyerve të apartamenteve të pallatit atje ku banorët nuk kishin mundësi të dilnin por pohoi se ende nuk janë hapur të gjitha apartamentet pasi zjarri ende nuk është shuar plotësisht.
“Nuk kemi bërë ende një bilanc përfundimtar, kur të kontrollojmë të gjithë ambientet e pallatit do kemi në raport, zjarrfikësit kanë pësuar lëndime të lehta për shkak të asfiksisë. Janë angazhuar të gjitha forcat e policisë së shtetit, kemi njoftuar zjarrfikëset, janë vënë në dispozicion FNSH, RENEA për hapje të dyerve, ende nuk janë hapur të gjitha dyer. Po marrim të gjitha kamerat e sigurisë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit”, tha mes të tjerash Hita.
Zjarri në Tiranë, Arben Cara: Flakët janë nën kontroll, puna vijon për shuarjen e të gjitha vatrave
Drejtori i zjarrfikësve, Arben Cara, ka folur lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në Tiranë, duke deklaruar se forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar masivisht për vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas tij, situata është aktualisht e stabilizuar, por puna vijon në terren për shuarjen e plotë të zjarrit dhe lokalizimin e vatrave brenda banesave.
“Jemi angazhuar masivisht me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat civile, me të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve, të cilat tashmë i kemi nën kontroll.
Është ende shumë herët për të thënë që zjarri është fikur, pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave.
Tirana është e angazhuar e gjitha me të gjitha kapacitetet e saj. Mbi 50 zjarrfikës janë nga Bashkia e Tiranës, kemi zjarrfikës nga Vora dhe Kamza, si dhe zjarrfikës të ushtrisë.
Pasi kemi marrë nga salla e drejtorisë lajmin për zjarrin, unë kam komunikuar drejtpërdrejt me drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme”, u shpreh ai.
Situata nga zjarri pranë QSUT, 50 efektivë, 2 helikopterë dhe 8 zjarrfikëse për shuarjen e flakëve
4 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëse janë paraqitur në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie për shkak të zjarrit masiv që ka përfshirë një pallat në zonën e farmacisë 10 në Tiranë mbrëmjen e së martës.
Zjarri që përfshiu fasadën e pallatit vijon prej më shumë se 2 orësh. 8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona që përfshijnë ushtrinë, emergjencat civile etj., janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu edhe 2 Helikopterë Cougar janë vënë në punë me misione nga ajri për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që 4 autoambulanca janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve apo zjarrfikëse që mund të kenë probleme me asfiksinë.
Shkon në 7 numri i të lënduarve nga zjarri te Farmacia 10, mes tyre 3 zjarrfikës
4 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëse janë paraqitur në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie për shkak të zjarrit masiv që ka përfshirë një pallat në zonën e farmacisë 10 në Tiranë mbrëmjen esë martës.
Zajrri që përfshiu fasadën e pallatit vijojnë prej 2 orësh ndërsa ende ka rrezik se mund të përhapet në pallatet pranë.
Dhjetëra forca të zjarrfikëses ushtrisë dhe policisë ndodhen në zonë pa mundur të vënë nën kontroll flakët në pallat, ndërkohë që është vënë në shërbim edhe një helikopter i ushtrisë që po ndërhyn nga ajri.
“Dëgjohen shpërthime”, vijon prej 2 orësh zjarri në Tiranë, policia zgjeron perimetrin e sigurisë
Vijon prej 2 orësh vijon të jetë aktiv zjarri i regjistruar në një pallat pranë Qendrës Spitalore nënë Tereza në Tiranë mbrëmjen e së martës.
Dhjetëra forca të zjarrfikëses ushtrisë dhe policisë ndodhen në zonë pa mundur të vënë nën kontroll flakët në pallat, ndërkohë që është vënë në shërbim edhe një helikopter i ushtrisë që po ndërhyn nga ajri.
Gazetarja Sara Demushi raportoi se policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë pas herë pas here dëgjohen shpërthime për shkak të materialeve me të cilat është ndërtuar fasada e pallatit që u përfshi e para nga zjarri.
Ushtria ndërhyn me heliokopter për shuarjen e flakëve
Forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë me helikopter për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatën në afërsi të zonës së Spitalit Nënë Trereza.
Si pasojë e tymit të dendur, katër persona, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.
Zjarri i fuqishëm ka përfshirë një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat emergjente.
Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, përballë QSUT-së. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, flakët kanë qenë aktive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi i dendur.
Zjarrfikësit në “luftë” me flakët, vijojnë kontrollin në ambientet brenda pallatit në Tiranë
Paraqitet e rëndë situata nga zjarri i madh që përfshiu një pallat te Farmacia 10 mbrëmjen e së hënës.
Forcat e zjarrfikëses dhe policia e Tiranës janë në vendngjarje ku evakuojnë banorët që ende kanë qenë brenda pallatit në momentin e rënies së flakëve. Deri tani 2 qytetarë dhe 2 zjarrfikës janë paraqitur në QSUT me shenja asfiksie.
Zjarri në Tiranë, në ndihmë të zjarrfikësve edhe forca të ushtrisë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat emergjente. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe forcat e ushtrisë, të cilat po mbështesin operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.
Si pasojë e tymit të dendur, 4 persona, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.
Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, në aksin e “5 Majit”, përballë QSUT-së. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë qenë aktive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi.
Ministri i Brendshëm, Lamallari mbërrin në vendngjarje
Zjarri që ka përfshirë një pallat në zonën e Spitalit “Nënë Tereza” ka vënë në lëvizje të gjitha institucionet.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, për të ndjekur nga afër situatën.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Fasada e një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën tek “Farmacia 10”, përballë Spitalit “Nënë Tereza”, në aksin e “5 Majit”.
Sipas raportimit flakët kanë qenë ende aktive për disa minuta, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll.
E gjithë zona është mbuluar nga tymi i dendur, ndërsa zjarri ka përfshirë kryesisht fasadën e ndërtesës në një kompleks banimi.
4 persona dërgohen në QSUT të asfiksuar nga tymi
4 persona, nga të cilët 2 zjarrfikës dhe 2 qytetarë janë paraqitiur në QSUT në urgjencën e QSUT nga zjarri me shenja të asfiksisë.
Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonë e 5 majit, përballë QSUT ku fasada e një pallati të ri është përfshirë nga një zjarr masiv
Për shkak të flakëve të mëdha që kanë përfshirë pallati është kërkuar evakuimi i menjëhershëm i të gjithë banorëve të pallatit dhe zonës.
Momenti kur zjarrfikësit evakuojnë banorët
Një pallat në kryeqytet, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, është përfshirë nga flakët këtë të martë.
Sipas raportimeve, nga zjarri është shkrumbuar fasada e kompleksit, ndërsa nga pamjet duken zjarrfikësit duke evakuuar banorët.
Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve po përballen me vështirësi në vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa edhe policia ndodhet në vendngjarje. Në rrezik janë vënë edhe njësitë e tjera të kompleksit të pallateve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu ndërtesën.
Zjarri në Tiranë, QSUT në gatishmëri
Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë QSUT ku fasada e një pallati të ri është përfshirë nga një zjarr masiv.
Për shkak të flakëve të mëdha që kanë përfshirë pallati është kërkuar evakuimi i menjëhershëm i të gjithë banorëve të pallatit dhe zonës.
Burime nga QSUT bëjnë me dije se urgjenca dhe djegia plastika kanë kaluar në gjendje gatishmëria pas zjarrit në godinën në afërsi të QSUT
SPAK godet grupin e fuqishëm të kokainës, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri
Karamuço zbulon se ku kanë shkuar 50 ton kokainë dhe çmimin e saj në treg
“Endrrat e vrara në Shqipëri”, pankartat e qytetarëve në ditën e 17-të të protestës (FOTO)
- 22:36 Marrëveshja SHBA-Iran, Papa Leoni XIV: Hapi i duhur për paqe në Lindjen e Mesme
- 22:25 Me lot në sy, Ochoa njofton pensionimin nga futbolli pas Kupës së Botës: Dhashë gjithçka (VIDEO)
- 22:11 Raporti: Marrëveshja SHBA-Iran i lejon Teheranit të nisë menjëherë shitjen e naftës dhe karburanteve
- 22:10 Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit
- 22:08 Senati nuk arrin të miratojë rezolutën për të kufizuar fuqitë e Trump për veprimet ushtarake kundër Iranit
- 22:00 Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit dhe shkarkimit të tij