Zjarr i madh në periferi të Athinës, digjen 3 fabrika

10 Korrik 2024 | 07:45

Në një nga periferitë më të mëdha të Athinës, Aharnes, një zjarr ka rënë gjatë natës dhe zjarrfikësit po punojnë ende për shuarjen e tij.

Zjarri shpërtheu në bimësi të ulët jo shumë larg rrugës Karamanli dhe më pas u përhap duke dëmtuar tre fabrika, raporton Kattimerini.

Është dëmtuar një fabrikë për prodhimin e drurit, si dhe dy të tjera që merren me prodhimin e plastikës dhe letrës. Vlerësimi përfundimtar i dëmit do të përcaktohet më vonë.

Shërbimi zjarrfikës njoftoi se situata është më e mirë që nga mëngjesi i sotëm, por se operacionet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë.

Banorët vendas morën dy mesazhe me tekst që i këshillonin të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura për shkak të tymit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026