Zjarr masiv në Tiranë, shtullungat e tymit pushtojnë zonën pranë Shërbimit të Provës

24 Prill 2023 | 11:11

Një zjarr masiv ka rënë në një objekt në ndërtim në zonën pranë Shërbimit të Provës në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet shtullungat e zeza të tymit kanë mbuluar gjithë zonën.

Zjarri ka përfshirë pjesën jashtme të një pallati në ndërtim në rrugën Jordan Misja. Ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e rënies së zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë që zjarri masiv ka zgjatur shumë pak dhe është mundur të neutralizohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026