Zjarr në fabrikën e sfungjerëve në Elbasan, shtullungat e tymit “pushtojnë” qiellin

5 Janar 2023 | 10:39

Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë sfungjerësh në qytetin e Elbasanit.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euroneës Albania, shtullungat e qiellit kanë pushtuar qiellin në afërsi të fabrikës.

Nuk dihen ede shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit. Ndërkohë që në vendngjarje shihen ekipet e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se biznesi është në emër të shtetasit Florens Salibasha. Ndërkohë që si pronare e vërtetë e kompanisë dyshohet se është gjyqtarja Zamira Vyshka, e arrestuar pak kohë më parë për korrupsion.

Vyshka aktualisht ndodhen në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026