Zjarr në një restorant në Peru: 10 studentë të vdekur, 3 të plagosur
Dhjetë studentë vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një restorant në provincën Puno të Andeve, në Perunë juglindore, tha policia.
Zjarri shpërtheu të enjten në një dyqan në qytetin Huancane, ku një grup studentësh po festonin një ditëlindje. Viktimat, të moshës 17 deri në 23 vjeç , ishin në katin e dytë të ndërtesës prej druri dhe tullash kur shpërtheu zjarri.
Raportet fillestare treguan se gjashtë persona u vranë dhe tre u plagosën.
Sipas raportimeve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.
Ndërkohë, banorët u përpoqën të kontrollonin flakët duke përdorur fikës zjarri dhe kova me ujë.
Zjarrfikësit nga qyteti fqinj i Juliaca mbërritën në vendngjarje rreth një orë më vonë. Huancane, një qytet me rreth 20,000 banorë, nuk ka departamentin e vet të zjarrfikësve.
Zjarret janë të zakonshme në zonat e largëta të Perusë, ku ndërtesat shpesh nuk i plotësojnë standardet e sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit