Zjarret dogjën mbi 57 mijë hektarë pyje, çfarë paralajmërojnë ekspertët e mjedisit

3 Shtator 2025 | 16:08

Këtë vit në të gjithë Shqipërinë, zjarret shkrumbuan rreth 57 mijë hektarë pyje dhe kullota, 22% më shumë sipërfaqe krahasuar me vitin 2024.

Në raportin vjetor të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se:

“Pritet që pyjet të preken në mënyrë të konsiderueshme nga ndryshimet e ardhshme klimatike,” të cilat mund të sjellin më shumë zjarre, më pak pyje, dhe për pasojë — reduktim të sipërfaqeve pyjore.

Sipas ekspertes së mjedisit Valbona Mazreku, viti 2025 shënon një rritje të sipërfaqes së djegur në vendin tonë, krahasuar me vitin 2024.

“Një kalkulim i thjeshtë tregon diku te 22 ose 23 përqind. I bie të jetë sipërfaqja e rritur nga 2024 në 2025. Kjo është një vlerë e mbështetur nga disa të dhëna që kemi marrë nga platforma ndërkombëtare,” thotë ajo.

Për sa i takon shkaqeve, Mazreku ndalet te kushtet klimatike që kanë ndikuar në shumimin e zjarreve në vend.

“Ka qenë një verë goxha e nxehtë, ajri i thatë, temperaturat vetëm rriteshin, nuk ka pasur reshje, dhe në një farë mënyre ka qenë një ambient i përshtatshëm për shpërthimin e këtyre zjarreve,” shton ajo.

Ekspertja e konsideron të domosdoshëm bashkëpunimin e qytetarëve, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse, pasi ende nuk kanë infrastrukturën e duhur në dispozicion.

“Kërkon një lloj angazhimi nga të gjithë qytetarët, dhe kjo është ajo që mungon — pjesa e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të qytetarëve,” thekson Mazreku.

Sa i përket dëmeve që kanë shkaktuar zjarret, ajo thotë se është e vështirë të përllogariten.

“Dëmi në mjedis është gjithmonë i vështirë për t’u llogaritur, sepse lidhet me shërbimet që ofron ekosistemi pyjor — gjëra të vështira për t’u matur,” shprehet ajo.

Në pesë vitet e fundit, në vendin tonë janë djegur më shumë se 153 mijë hektarë pyje dhe kullota.

Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Monitorimit të Zjarreve, viti me më pak dëme ka qenë 2023-i, kur janë djegur vetëm 5,500 hektarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026