Zjarret jashtë kontrollit, vështirësi në Francë e Spanjë
Një verë e vështirë për zjarrfikësit në shumë shtete evropiane , ata nuk po mundin të vendosi nën kontroll zjarret të cilët vijojnë prej disa ditësh.
15,000 hektarë tokë janë djegur në rajonin e Gironde të Francës.
Më shumë se 32,000 njerëz janë detyruar të evakuohen.
Nxehtësia që ka përfshirë Europën përshkruhet si apokaliptike dhe zjarret po përbëjnë problemin kryesore.
“Ne djegim një zonë në mënyrë të planifikuar, , një zonë që është e destinuar të digjet, por djegia e saj përpara se të arrijë zjarri kryesor na lejon të shmangim flakët që të shkojnë më tej shprehet një nga komandantët e forcave të emergjencës.
Në Spanjë më shumë se 20 vatra zjarri janë jashtë kontrollit. Zjarret kanë shkatërruar shtëpi dhe të mbjella. Mijëra njerëz janë evakuuar dhe po qëndrojnë në çadra.
Në Katalonjë, banorët morën çfarë mundën nga banesat.
“ Nuk e di se në çfarë gjendje është shtëpia ime, mendoj se është djegur, një fqinj më dërgoi një video dhe mu duk sikur ishte djegur” shprehet një qytetare.
Një tjetër banore e zhvendosur rrëfen se zjarri nisi fuqishëm, në orën 5 të pasdites ata ishin të rrethuar nga flakët e nisën të vraponin.
“Morëm vetëm qenushët, pulat dhe 15 kotelet i lamë” shprehet Elena.
Kjo është situata më e vështirë me zjarret të cilat ende nuk janë nën kontroll, era nuk po ndihmon aspak duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare