Zjarret në Australi djegin mijëra hektarë, humb jetën një zjarrfikës

8 Dhjetor 2025 | 09:22

Një zjarrfikës australian ka humbur jetën tragjikisht teksa po përpiqej te luftonte flakët në veri të Sidney. Autoritetet australiane njoftuan se zjarrfikësi vdiq gjatë natës pasi një pemë ra mbi të ndërsa po përpiqej të vine në kontroll zjarrin.

Zyrtarët thanë se 59-vjeçari pësoi një atak kardiak dhe vdiq në vendngjarje. Zjarret në Uellsin e Ri Jugor kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë me bimësi të ulët ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Rreziku i zjarreve në rajon po përkeqësohet nga një valë e të nxehtit në Uellsin e Ri Jugor sot, duke sjellë temperatura prej 42 gradë Celsius, sipas Shërbimit Meteorologjik. Sezoni i zjarreve në shkurre australiane 2019-2020, i quajtur “Vera e Zezë”, shkatërroi një zonë me madhësinë e Turqisë dhe vrau 33 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026