Zjarret pushtojnë Europën, evakuohen mijëra banorë e turistë
Zjarrfikësit vijojnë të luftojnë me flaket për të frenuar zjarret që kanë përfshirë Evropën Jugperëndimore, situata vështirësohet pasi sipas parashikimeve edhe kjo jave do të jetë me temperatura ekstreme.
Zjarret e raportuara në Francë, Greqi, Portugali, Spanjë, Kroaci kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar mijëra banorë dhe pushues të largohen.
Në Gironde të Francës më shumë se 16,000 njerëz banorë dhe turistë u detyruan të largohen nga kampi. Shtatë strehimore emergjente janë ngritur për të evakuuarit. Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se do të dërgojë tre avionë shtesë zjarrfikës, 200 zjarrfikës dhe mjete të tjera.
Në Spanjë, një zjarrfikës vdiq gjatë fundjavës në provincën veriperëndimore Zamora.
Autoritetet spanjolle raportuan se rreth 20 zjarre janë ende jashtë kontrollit në pjesë të ndryshme të vendit nga jugu deri në Galicia në veriperëndimin e largët, ku flakët kanë shkatërruar rreth 4,500 hektarë tokë.
Sipas Institutit Portugez të Detit dhe Atmosferës (IPMA), më shumë se 80 komuna të Portugalisë ndodhen në rrezik maksimal nga zjarri .
Edhe në këtë shtet janë djegur me mijëra hektarë tokë. Në të gjithë Mesdheun – nga Maroku në perëndim deri në Kretë në lindje – mijëra zjarrfikës dhe avionë janë shpërndarë n për të shuar zjarret.
Nxehtësia ekstreme krahas zjarreve mund të dëmtojë gjithashtu infrastrukturën, si shkrirja e asfaltit të rrugëve dhe prishje të të linjave hekurudhore.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona