Zjarri në kompleksin pranë farmacisë 10, shpallet në kërkim Armand Lilo
Lidhur me ngjarjen e djeshme të përfshirjes nga flakët të një pallati në kompleksin pranë “Farmacisë 10”, në zonën e “5 Majit” përballë QSUT-së, policia ka shpallur në kërkim administratorin e objektit, Armand Lilo. Gjithashtu, është arrestuar menaxherja e marketit që ndodhej në katin e parë të pallatit.
Një zjarr i fuqishëm përfshiu godinën pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat emergjente. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe forcat e ushtrisë, të cilat mbështetën zjarrfikësit në përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës.
Si pasojë e tymit të dendur, katër persona dy qytetarë dhe dy efektivë zjarrfikës – u paraqitën në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore.
Zjarri ka përfshirë fasadën e pallatit dhe për disa minuta ka qenë aktiv, ndërsa e gjithë zona u mbulua nga një re e dendur tymi, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit