Zjarri në landfillin e Bushatit, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës: Ishte aksidental

20 Prill 2026 | 10:22

Vatrat e zjarrit në venddepozitimin e mbeturinave në Landfillin e Bushatit vijojnë të jenë aktive që prej ditës së djeshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe prefekturës, situata vijon të mbetet problematike, ku retë e tymit kanë arritur deri në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar një situatë të sikletshme për banorët.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Elvis Preçi, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës, u shpreh se nga mbikëqyrja e kamerave të sigurisë zjarri nuk është i qëllimshëm.

“Edhe ditën e sotme forcat e zjarrfikëseve ndodhen në terren, ku po bëjnë të mundur izolimin e përhapjes së zjarrit, ndërsa flakët nuk janë vetëm në sipërfaqe, por edhe nëntokë.

Gjatë mesditës së djeshme është marrë një njoftim për vatër zjarri në Landfillin e Bushatit dhe menjëherë janë paraqitur forcat zjarrfikëse të Vaut të Dejës. Era gjithashtu ka qenë me intensitet të lartë, e cila ka ndihmuar në përhapjen e flakëve. Sipas verifikimeve të kamerave të sigurisë, duket se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm.

Kompania përgjegjëse e landfillit ka njoftuar kompanitë e tjera që kanë sjellë kamionë dhe ekskavatorë për të bërë të mundur izolimin e vatrave. Banesat nuk rrezikohen dhe gjatë ditës së sotme shpresohet që të bëhet e mundur shuarja e zjarrit”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit

Një zjarr masiv ka përfshirë një pjesë të kodrinave të Qafë Thanës para pak minutash. Sipas raportimeve, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e...
11:58 | 20/07/2026

Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para...
11:57 | 20/07/2026

Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)

Teksa deputetët po mbërrijnë në ambientet e Kuvendit, protestuesit i kanë pritur duke hedhur vezë në drejtim të mjeteve të tyre. Ata gjithashtu kanë bërë...
11:45 | 20/07/2026