“Zjarri në pallat nuk ka lidhje me ndërtimin”, Rama: Asnjë nga banorët nuk do lihet vetëm

19 Prill 2026 | 10:03

 Kryeministri Edi Rama tha në podkastin e tij Flasim se banorët e pallatit të që u shkrumbua nga zjarri do të ndihmon nga bashkia dhe qeveria deri kur të rifuten në apartamentet e tyre, që siç ritha do të rindërtohen 100 % nga vetë ndërtuesi i pallatit.

Sipas Ramës, zjarri në këtë pallat ishte një fatkeqësi dhe nuk ka lidhje me vetë ndërtimin.

“U vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja me e rëndësishme është që do rindërtohet nga e para nga ndërtuesi i saj, dhe angazhimi për të ndihmuar deri në momentin kur ata do të kthehen në shtëpi të mund të kenë një bonus qiraje dhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar dëmet e pariparueshme në apartamentet e tyre. Tani, gjithmonë në këto raste, shfaqen menjëherë, si kërpudhat pas shiut, lloj-lloj gjithologësh dhe lloj-lloj ekspertësh publikë, por pa licencat dhe pa njohuritë e nevojshme për të marrë një rol të tillë. Po gjithsesi, edhe për shkak të emocioneve, edhe për shkak të nevojës për të marrë protagonizëm, kush nuk del e çfarë nuk thotë. E vërteta është që kjo ishte një fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri, po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por, nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse, nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë.

Më e rëndësishmja është që askush prej atyre banorëve që patën atë moment dramatik që falë forcave të rendit nuk u kthye në tragjedi nuk do të lihet vetëm”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore duhet të marrë një trajtim më të qartë ligjor. Ky ishte mesazhi i kreut të Komisionit Qendror të...
20:17 | 28/07/2026

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026