Zjarri përfshin banesën, ndërrojnë jetë dy vëllezërit dhe nusja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nikshiq të Malit të Zi, ku si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e familjes Kelmendi kanë ndërruar jetë tre persona.
Komandanti i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Malit të Zi, Slavko Tadiç, deklaroi se dy vëllezër të familjes Kelmendi dhe një nuse e tyre ka humbur jetën, si pasojë e flakëve.
Vëllai i viktimave, Burim Kelmendi, i cili po shuante zjarrin dhe po përpiqej të nxirrte viktimat, deklaroi mes lotësh se “bëri gjithçka për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar familjarët”. Megjithatë, siç shton ai, ishte tepër vonë, pasi të tre familjarët e tij kishin ndërruar jetë.
Ekipet zjarrfikëse me të mbërritur në vendngjarje filluan punën për neutralizimin e flakëve që kishte përfshirë banesën rreth 30 metrash katrorë, por ishte tepër vonë për të shpëtuar të tre personat që ndodheshin brenda.
Autoritetet kompetente malazeze kanë nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që shkaktoi tragjedinë në familjen Kelmendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta