“E dashura e viktimës, nuk ngacmohej nga autori”- detaje nga vrasja e 20-vjeçarit
Gjykata e Tiranës la në burg 18-vjeçarin Aksel Hoxhaj, i arrestuari i dytë për vrasjen e Stiven Toshkëzit. Hoxhaj nuk dha sqarime në seancën me dyer të mbyllura, por u mbrojt vetëm nga avokati.
Prokuroria e akuzon atë për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve te ftohta. Nga hetimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se, Hoxhaj është personi që konfliktohet me Toshkëzin duke e goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve ta marra i shkaktoi edhe vdekjen.
18 vjeçari u vetdorëzua në policinë e Tiranës disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Të premten gjykata la në burg edhe 18-vjeçarin Evis Maze me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim.
Maze pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe në të njëjtën kohë nuk ishte në dijeni të konflitkit mes bashkëmoshatarëve, pasi sapo ishte kthyer nga Hollanda ku ndjek studimet. Sipas dosjes hetimore konflikti mes të rinjve nisi për ngacmimin e një vajze.
Kjo e fundit ka treguar përballë hetuesve se ishte në një lidhje me 20-vjeçarin por është ngacmuar nga shoku i dy adoleshentëve, Arbër Murataj. Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konflitkuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit duke e kanosur dhe gërvishtur me thikë.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë