“Zot mos ki mëshirë për ta”, zbulohen shkrimet e të dënuarve në burgun 1600 vjeçar

13 Gusht 2024 | 10:40

Arkeologu Matthew Larsen gjeti mbetjet e një burgu romak më shumë se 1600 vjeçar në Korinth të Greqisë.

Të dhënat historike tregojnë se “burgjet duhet të kenë ekzistuar pothuajse në çdo qytet romak, të paktën në ato që kishin një forum,” shkroi në revistën Hesperia Matthew Larsen, një arkeolog dhe profesor i asociuar i Testamentit të Ri në Universitetin e Kopenhagës, por në fakt janë shumë pak prej tyre të gjetura.

“Mbetjet arkeologjike të burgut kanë rezultuar të jenë jashtëzakonisht të vështira për t’u identifikuar. Nuk ka shumë prova se si duhet të duket një burg romak ose ku duhet të vendoset,” vuri në dukje ai, raportoi Live Science.

Burgu daton rreth 1600 vjet më parë, kur Perandoria Romake kontrollonte zonën dhe shumë njerëz atje u konvertuan në krishterim.

Larsen përcaktoi se ishte një burg duke ekzaminuar vendin, mesazhet e gdhendura në dysheme dhe të dhënat nga një gërmim i vitit 1901.

Në dyshemenë e gurtë të ish-burgut u gjetën mallkimet e të burgosurve të shkruara në greqisht si: “Zot mos ki mëshirë për atë që na hodhi këtu”.

Përveç kësaj, Larsen vuri re atë që dukej se ishin mbetjet e “olpai” (kapave) dhe llambave në kalimin lindor të burgut, të cilat u jepnin ujë dhe pak dritë të burgosurve.

Ka gjithashtu prova se në një nga qelitë kishte një tualet të vogël, i cili mund të ishte përdorur nga të burgosurit ose rojet, tha Larsen, duke shtuar se kushtet për të burgosurit ishin ndoshta të tmerrshme.

Duke lexuar shënimet që të burgosurit lanë, “ju ndjeni se ata ishin në një hapësirë ​​shumë të errët dhe askush nuk mund t’i dëgjonte,” tha Larsen për Live Science.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026